Ky është trajneri i ri i Leverkusen

Bayern Leverkusen sot ka emëruar trajnerin e ri të skuadrës.

Sport

23/12/2018 12:50

Peter Bosz do të jetë personi që do të udhëheq Leverkusenin për pjesën e mbetur të sezonit.

Bayer renditën në pozitën e nëntë të tabelës së Bungesligës në fund të stinorit dimëror.

Përkundër tri fitoreve në katër ndeshjet e fundit, kjo është rritja e vetme, për shkak të fillimit jashtëzakonisht të dobët nën urdhrat e Heiko Herrlich.

Tashmë, Bosz, ish trajneri i Dortmund dhe Ajax, Peter Bosz do të jetë trajneri i ri i Bayer Leverkusen, njofton faqja zyrtare e Leverkusen, transmeton lajmi.net.

Ai do të fillojë punën që nga Viti i Ri dhe ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2020.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë ndryshimet që Bosz do të sjellë tek skuadra e Leverkusen. /Lajmi.net/