Ky është tmerri në ‘Shtetin Islamik të Irakut dhe Levantët’ (Foto)

Organizata radikale “Shteti Islamik i Irakut dhe Levantët”, njoftoi në Twitter se ishte përgjegjëse për masakrën e 1 mijë e 700 ushtarëve irakianë.

Bota

14/06/2014 00:25

Grupi terrorist ka postuar në Twitter edhe një fotografi të kreut të policisë së Irakut, me përshkrimin “Ky është topi jonë i futbollit, i bërë nga lëkura” #WorldCup. 

Grupi degë e al-Kaedas “mburrej” se vranë 1 mijë e 700 anëtarë të forcave të sigurimit të Irakut. 

Gjatë kësaj kohe, Kryeministri i Irakut Nuri al-Maliki deklaroi se forcat irakiane filluan me “pastrimin e qyteteve nga terroristët”, si kundërpërgjigje ndaj ekstremistëve të cilët në ditët e fundit kanë marrë qytete irakiane dhe forcat irakiane të sigurimit i sollën para kapitullimit. 

“Forcat e sigurisë filluan punën e tyre në pastrimin e qyteteve tona nga terroristët”, tha Maliki në një deklaratë, pa detaje se ku dhe kur filloi operacioni.