Ky është terroristi në arrati të cilin e kërkon policia franceze (Foto)

Policia franceze ka shpërndarë fotografinë e të riut i cili është i lidhur me sulmet në Paris.

Bota

15/11/2015 18:53

Policia ka njoftuar se ai është i rrezikshëm dhe ka bërë apel që të gjithë ata që e kanë parë, e dinë ku ndodhet, të mos i afrohen dhe menjëherë të njoftojnë organet e rendit.

Sot më herët, mediet franceze kanë njoftuar se njërin prej sulmeve e kanë bërë tre vëllezër, ndërsa njëri prej tyre është në arrati, transmeton lajmi.net.

Mashkulli, njëri prej tre vëllezërve për të cilët besohet se kanë kryer sulmet në qendër të Parisit, ka marrë me qira një veturë “Volkswagen Polo” të cilin e kanë përdorur terroristët që kryen sulmet në sallën e koncerteve Bataclan, në të cilën mbetën të vdekur 89 persona, ka njoftuar një zyrtar i shërbimit të sigurisë i cili ka kërkuar që të mbetet anonim, raporton AP, transmeton lajmi.net.