Ky është “Tarzani i Kosovës” (Video)

Ha hithra dhe i duken si sallatë. E ftoh hekurin e skuqur, cigaren e fik me gjuhë dhe nuk digjet. Thotë edhe se e kanë goditur me çekan në bark, por nuk i është ndalur fryma.

Fun

15/09/2014 20:43

Ramiz Ramadani, nga fshati Smirë, i Komunës së Vitisë, që më shumë i ngjan ‘Tarzanit’, të cilin edhe e ka idol, rrëfen aftësitë e tij të jashtëzakonshme, për të cilat pretendon që duhet të jetë edhe pjesë e librit botëror të rekordeve Guinness, por po i mungon përkrahja, transmeton Gazeta Express.

Në një fshat të zakonshëm të Kosovës, jeton një njeri i jashtëzakonshëm.  Ai sfidon hekurin e skuqur në zjarr, ushqehet me hithra, fik cigaren me gjuhë, ndërsa goditjet e grushteve në bark nuk i vëren fare.