Ky është takimi pas të cilit Buffon do të vendos në lidhje me pensionimin nga futbolli

"Corriere dello Sport" raporton se Gianluigi Buffon ende nuk ka marrë një vendim final.

Sport

18/01/2018 09:36

Gianluigi Buffon ende nuk ka vendosur përfundimisht në lidhje me pensionimin nga futbolli.

Së fundmi raportohej se kapiteni i Juventusit do të tërhiqet pas përfundimit të këtij sezoni.

Por, e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” raporton se Buffon ende nuk ka marrë një vendim final, përcjell “lajmi.net”.

Buffon do të zhvillojë një takim me presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli pas së cilit do të vendosë në lidhje me përfundimin e karrierës në futboll. /Lajmi.net/