Ky është stadiumi i parë në histori i këti lloji, do e shijojmë në Botërorin e Katarit – Lajmi.net
Ky është stadiumi i parë në histori i këti lloji, do e shijojmë në Botërorin e Katarit
Autori: Lajmi.net Botërori FIFA 2018Sport 13:26, 28 November 2017
Struktura e impiantit do të ndërtohet me blloqe modulare dhe pjesë të lëvizshme, të cilat bëjnë të mundur që ai të çmontohet në disa pjesë, për t’u ndërtuar më pas në një tjetër zonë, sipas nevojës.

Një xhevahir inovativ, por që mbi të gjitha është miqësor për ambientin. “Ras Abu Aboud Stadium” do të jetë një prej impianteve ku do të luhen ndeshjet e Botërorit të Vitit 2022 në Katar.

Përveç dizajnit inovativ, e veçanta është se ky do të jetë stadiumi i parë në histori plotësisht i çmuntueshëm. Struktura e impiantit do të ndërtohet me blloqe modulare dhe pjesë të lëvizshme, të cilat bëjnë të mundur që ai të çmontohet në disa pjesë, për t’u ndërtuar më pas në një tjetër zonë, sipas nevojës.

Kjo karakteristikë e veçantë e lejon impiantin që të ulë kapacitetin e tribunave, në rast të turneve më të vegjël. Për Kupën e Botës, që do të zhvillohet pas 5 vjetësh në Katar, stadiumi do të ketë kapacitet 40 mijë vende.

I projektuar në këtë mënyrë, stadiumi ka impakt minimal në ambient, edhe sepse ndërtimi me blloqe modulare bën që të evitohen mbetjet e karbonit gjatë proçesit të ndërtimit.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bow Master Japan
  • Play iStunt 2
  • Play Bubble Trouble