Ky është skandali i radhës i Le Pen ndaj BE-së

Udhëheqësja e partisë ekstreme të djathë dhe kandidatja për presidente Marine Le Pen ka kërkuar nga televizioni “TF1” që të heqin flamurin e BE-së nga studio ku ajo do të jepte intervistë.

Bota

19/04/2017 14:37

Ajo tha se do të jetë presidente e Francës, por jo edhe Bashkimit Evropian, transmeton lajmi.net.

Më pas televizioni largoj flamurin e BE-së që Le Pen këmbënguli se vetëm flamuri francez mund të shihet prapa saj gjatë intervistës.

Le Pen-it gjatë deklaratës së saj ka vlerësuar se BE ka shkaktuar “shumë dëme” Francës dhe qytetarëve të saj.

Në Francë, të dielën do të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, me masa të rritura të sigurisë. /Lajmi.net/