Ky është sirupi i thjeshtë që largon kollën – Lajmi.net
Ky është sirupi i thjeshtë që largon kollën
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 15:03, 2 December 2017
Sigurisht keni dëgjuar se karrotat janë shumë të mira për sytë, por ndoshta nuk keni dëgjuar se ato janë shumë të mira për të trajtuar kollën.

Por, karrotat janë ushqim që largojnë edhe mukozën kur kombinohen me përbërës të tjerë, transmeton portali arbresh.info

Për një kohë të gjatë karrota është konsideruar ilaç popullor për të ftohtët dhe gripin, por nëse jeni në një nxitim, ju gjithashtu mund të shijoni perimet si shurup kollë.

Pse pikërisht karrota?

Karrotat përmbajnë vitamina A, C dhe K, si dhe kanë nivel të lartë të kaliumit.

Ekpsertët kanë gjetur se vitamina A luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e infeksioneve, ndërkaq vitamina C është e njohur për rritjen e sistemit imunitar.

Për të përgatitur një sipur me karrota kundër kollës, ju duhet:

½ kg karrota

3-4 lugë gjelle mjaltë

2 lugë xhenxhefil

Përgatitja:

Ndani karrotat në pjesë të vogëla dhe vendosni në një enë me ujë dhe zieni. Sapo të jenë zier shtoni xhenxhefilin dhe vazhdoni të zieni karrotat deri sa të jenë zbutur.  Largoni karrotat nga uji, por mos e hidhni ujin. Vendosni ato në blender dhe përzieni deri sa të fitoni një masë homogjene.  Më pas ngroheni ujin dhe shtoni karrotat. Pas disa minutash shtoni edhe mjaltin dhe përzieni mirë deri sa të jetë shkrirë. Sirupin e fituar e ruani në frigorifer dhe e konsumoni për një javë. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Kollitje

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play Bow Master Japan
  • Play Stealth Sniper
  • Play Urban Basketball