Ky është shpërblimi për kampionin, nënkampionin dhe skuadrat gjysmëfinaliste

Edicioni i basketbollit në Kosovë ka arritur në pikën përfundimtare, madje mund të mbyllet në mesjavën e ardhshme, nëse Bashkimi shënon fitore në kryeqytet kundër Sigal Prishtinës.

Sport

17/05/2018 18:27

Në një rast të tillë prizrenasit do të stolisen me titullin e kampionit, pasi i kanë fituar dy ndeshjet e para.

Por, përveç aspektit sportiv, cili do të jetë përfitimi material i tyre dhe tri skuadrave pjesëmarrëse në play-off.

Insporti merr vesh se, sipas një vendimi të Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, skuadra kampione do të shpërblehet me 12 mijë euro, nënkampioni me 6 mijë, ndërsa dy skuadrat që kanë luajtur në gjysmëfinale nga 3 mijë euro.

Shpërblime do të ketë edhe në konkurrencën e femrave.