Ky është shkaku i helmimit të mbi 100 nxënësve në Mitrovicë

Rreth 120 raste me simptoma të helmimit kanë kërkuar dje ndihmë në Spitalin e Mitrovicës.

Lajme

14/09/2017 13:55

Prej tyre kryesisht nxënës. Ky helmim dyshohet se ka ndodhur pasi ata kanë blerë tosta afër gjimnazit “Frang Bardhi”. Ndërkohë që QKUK sot ka pranuar pacientë nga ky helmim.

Mirëpo, këto dyshime nuk ka pranuar t’i komentojë Drejtori Mjekësor i spitalit të Mitrovicës, Zahir Musa.

Ai megjithatë ka treguar se edhe gjatë ditës së sotme kanë pranuar pacientë.

ë alarmante, është më e qetë, ka edhe disa raste, sepse ato probleme kanë me i pas edhe 2-3 ditë, disa kanë shkuar për QKUK, për shkak të disa rrethanave tjera, çdo gjë është nën kontroll”, thotë ai duke treguar se numri i atyre që janë nisur për QKUK është 5-6 pacientë.

Musa thotë se disa kanë shkuar me dëshirën e tyre në QKUK, ndërsa të tjerët me preferencën e  mjekut.

Shumica nga të helmuarit janë nxënës të gjimnazit, mirëpo të helmuar ka edhe nga shkolla ekonomike dhe ajo e mjekësisë.

Disa nga nxënësit e helmuar i kanë thënë Gazetës Metro se janë helmuar pasi janë ushqyer me tosat e blerë në lokalet afër gjimnazit.  Në pjesën e sheshit afër gjimnazit gjenden 3-4 lokale që shesin tosta.