Ky është sensacioni më i ri në Evropë, të gjithë pas tij

Arsenal dhe Liverpool janë të gatshëm të luftojnë për një sulmues

Sport

08/11/2018 17:03

Liverpool dhe Arsenal, janë futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Bryzhit, Cyril Ngonge.

Sulmuesi 18 vjeçar ka shënuar deri më tani katër gola në ligën e të rinjve, përcjell “lajmi.net”.

Arsenal dhe Liverpool, kanë dërguar skautët e tyre për ta shikuar nga afër Ngongen, andaj në afatin e janarit do të tentojnë transferimin e tij.

Për talentin belg ka shprehur interesim edhe Interi me Juventusin.

Në 2016, kur Ngonge ishte ende 15 vjeç, Fiorentina tregoi një interes të madh për këtë talent të madh, por përkundër interesave të shumë klubeve të mëdha evropiane, ai ka vendosur të qëndrojë në Belgjikë, në mënyrë që të rritet në heshtje përpara se të ballafaqohet me një sfidë konkurruese në një prej ligave kryesore kontinentale.

Tani Ngonge, duket se është i gatshëm që të transferohet te skuadrat e mëdha evropiane. /Lajmi.net/