Ky është rezultati i KQZ-së për Prishtinën deri më tani

Në tërë territorin e Republikës së Kosovës dje u mbajtën zgjedhjet e rregullta lokale.

Lajme

23/10/2017 08:00

Në Prishtinë është zhvilluar një garë e ngushtë ndërmjet  Shpend Ahmetit të Vetëvendosjes dhe Arban Abrashit të LDK-së, të cilët do të shkojnë në balotazh.

Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së deri në këto momente, Shpend Ahmeti prin me 43.84 për qind, apo 32.797 vota të mbledhura.

Ndërsa Arban Abrashi pason me 36.37 për qind apo 27.207 vota.

Kujtojmë që 43,82 për qind e votuesve me të drejtë vote, kanë votuar për të preferuarin e tyre për kryetar komune në tërë komunat e Kosovës.