Ky është restoranti i vetëm ku ha mbretëresha Elizabet II (FOTO)

Ajo është mësuar me bankete shtetërore dhe padyshim ka një ekip personal kuzhinierësh, kështu që nuk është çudi përse mbretëresha Elizabet II, nuk është një frekuentuese e rregullt e restoranteve të Londrës.

Fun

22/03/2016 23:55

Por ajo bën një përjashtim për të vetmin restorant ku ka ngrënë gjatë gjithë jetës, Bellamy-s që ndodhet në Mayfair.

Ky është restoranti i vetëm që mbretëresha 89-vjeçare, ka ngrënë ndonjëherë. Ajo e vizitoi sërish restorantin mbrëmë në një darkë private me vajzën e saj Princesha Anne, 65 vjeç, dhe kushërirën e saj të parë, Princess Alexandra.