Ky është reperi të cilin Stresi e quan “mixhë”

Koncertet në vende të njëjta bëjnë që artistë tanë të takohen me njëri-tjetrin në prapaskenë.

ShowBiz

28/10/2017 19:27

Por, jo vetëm aty ngase disa prej tyre kanë miqësi të mira dhe takimet e tyre bëhen edhe jashtë “prapaskenave”, shkruan lajmi.net.

Marrëdhënie të mirë mes veti kanë edhe dy reperët Stresi dhe 2Po2, këtë e vërteton edhe fotografia e fundit që Stresi ka postuar në profilin e tij në Instagram.

Në atë foto, Stresi u shfaq përkrah Besnikut, kurse mbishkrimi që i kishte lënë fotografisë ishte “Me mixhen @besnik2po2“.

Dyshja pranuan komente të shumta nga ndjekësit, të cilët i komplimentuan dhe i vlerësuan lartë si artistë, madje edhe me epitetin “mbret i repit”. /Lajmi.net/