Ky është REAL MADRIDI

Real Madrid ka shënuar një fitore bindëse më në fund.

Sport

21/01/2018 18:03

Kampionët e La Ligas, kanë regjistruar paraqitjen më të mirë të këtij sezoni, duke e mposhtu 7:1 Deportivo La Corunan në ‘Santiago Bernabeu’ në kuadër të xhiros së 20-të.

Mysafirët edhe pse e nisën mirë takimin duke shënuar përmes Adrian për 0-1 në minutën e 23’, nuk ka mundur që në vazhdim të ndeshjes t’u bëjnë ballë sulmeve të Real Madridit.

Nacho fillimisht barazoi në 1:1 në minutën e 32’, për të vazhduar me Bale që me një gol të bukur kaloi për të parën herë në epërsi Realin.

Bale në pjesën e dytë, shënoi sërish për 3:1, ndërsa Modric solli qetësinë kur në minutën e 68 shënoi për 4:1.

Reali nuk u ndalë me kaq, pasi shënoi edhe tre herë deri në fund të ndeshjes. Ronaldo shënoi dy herë, dhe Nacho e përmbylli serinë e golave në minutën e 88’, për 7:1./Lajmi.net/