Ky është reagimi i Wilder ndaj promoterit të Joshuas

Pas kërkesës së Deontay Wilder, që fitimet e meçit Joshua - Wilder të ndahen 50/50, reagoi promoter i Joshuas, Hearn.

Sport

25/10/2018 17:13

Ai i ka thënë amerikanit se fitimet reale do të ishin 65-35 për Joshuan dhe nëse amerikani do fitime 50/50, duhet të sigurojë një milion teleshikues me pagesë (PPV), transmeton lajmi.net.

Gjithashtu Hearn ka thënë se Wilder po mundohet ta përdor emrin e Joshuas për të fituar famën.

Reagimi i Wilder ndaj Hearn ishte i ashpër.

“Nuk më duhet dikush tjetër për ta ngritur emrin tim. Kam statusin tim pasi i nokautoj të tjerët” ishin fjalët e “bomberit të bronztë”.

“Disa nga këta janë të frikësuar. Mund të thonë çfarë të duan, mirëpo kur vie koha e gjumit, unë e di të vërtetën” ka përfunduar ai.

Meçin e radhës Wilder do ta ketë ndaj Tyson Furyt dhe fitorja eventuale ndaj tij do ti hapi rrugë meçit Joshua – Wilder. /Lajmi.net/