Ky është reagimi i trajnerit të Lyon pas shortit me Barcën

Sot është tërhequr shorti për fazën 1/16 në Ligën e Kampionëve.

Sport

17/12/2018 17:08

Lyon ka mësuar se për kundërshtar do ta ketë një prej skuadrave favorite për ta fituar këtë kompeticion, Barcelonën.

Pas këtij “lajmi”, ka reaguar edhe trajneri i skuadrës franceze, Bruno Genesio.

“Po, mendoj se po” ishte përgjigja e tij kur është pyetur nëse Barcelona është skuadra më e mirë në Spanjë, transmeton lajmi.net.

Kurse sa i përket stilit të lojës së katalunasve, Genesio është shprehur: “Mendoj se City tashmë ka një stil shumë të mirë loje pasi Guardiola dërgoi disa principe nga Barcelona, të cilët janë pikë  reference” ka vazhduar ai.

“Ata janë një skuadër me shumë përvojë në sferën evropiane, për dallim nga Manchester City të cilët asnjëherë nuk kanë fituar asgjë” ka thënë ndër të tjerash trajneri i Lyon.

Kujtojmë se Lyon janë larguar dy herë të pamposhtur nga përballjet me Manchester  City, gjë që tregon se ata nuk do të jenë kundërshtar i lehtë për “blaugranët”. /Lajmi.net/