Ky është reagimi i Salah pas përshëndetjes së Ramos

Sulmuesi egjiptian u lëndua në finale e Ligës së Kampionëve edicionin e kaluar, pikërisht nga spanjolli Sergio Ramos.

Sport

30/08/2018 19:22

Sot në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga UEFA, pasi Ramos u zgjodh mbrojtësi më i mirë i vitit, gjeti kohë  ta përshëndeste egjiptianin.

Reagimi i Salah ishte mjaft i “ftohtë”, gjë që lë për të kuptuar se ai ende nuk e ka falur mbrojtësin për lëndimin që i shkaktoi në finale.

Salah në anën tjetër nuk arriti ta fitonte çmimin e sulmuesit më të mirë nga UEFA, pasi para tij ishte Cristiano Ronaldo. /Lajmi.net/

Video e reagimit të Salah:

pic.twitter.com/qyJvGiJ5L1

— James Dart (@James_Dart) August 30, 2018