Ky është reagimi i Ranierit pas vdekjes së presidentit të Leicester

Srivaddhanaprabha dhe katër njerëz të tjerë janë vrarë pas përplasjes së helikopterit shumë pranë King Power Stadium.

Sport

29/10/2018 21:34

Claudio Ranieri është tronditur nga ky lajm i hidhur për botën e futbollit, përcjell lajmi.net.

Italiani ka qenë trajneri që udhëhoqi Leicester City-n drejt titullit përrallor të vitit 2016.

“Jam i tronditur nga lajmi i vdekjes së Srivaddhanaprabha,” shprehet Ranieri për Sky Sport Italia.

“Ai ka qenë një njeri i mirë dhe kishte fjalë pozitive për të gjithë. Pozitiviteti dhe aftësia për të bërë të gjithë ta donin ishte diçka që kuptohej nga kushdo që ka qëndruar pranë tij.

“Ai vinte në dhomat e zhveshjes vetëm për të thënë fjalë të hijshme, asnjëherë për të kritikuar.

“Një herë pak pas ditëlindjes time, ai erdhi në dhomën e zhveshjes me një tortë të madhe dhe bëri të gjithë të këndonin këngën ‘Happy Birthday’.

“Çdo gjë që prekte ai bëhej më e mirë. Tani do ta ketë në dorë i biri i tij, i cili gjithmonë ka qenë i dashuruar pas futbollit, për të vazhduar punën e lënë përgjysmë nga babai.

“Ai ka bërë një kontribut të madh në Premier League. Ai gjithmonë ishte i qeshur. Jam shumë i mërzitur.” /Lajmi.net/