Ky është reagimi i Guardiolas pas humbjes së parë

Pep Guardiola duket se nuk është aspak i shqetësuar nga humbja e parë e Manchester City në Premierligë.

Sport

09/12/2018 09:54

Skuadra e tij vuajti në ndeshjen ndaj Chelseat të Maurizio Sarrit dhe në fund të takimit pësoi me rezultatin 2:0.

Golat e N’Golo Kante dhe David Luiz i shkaktuan humbjen e parë në Premierligë skuadrës së Pep Guardiolas.

Pas ndeshjes, trajneri spanjoll është pyetur për humbjen dhe rekordin e Arsenalit, në kohën kur janë shpallur kampionë duke mos pësuar asnjë humbje.

“Të gjithë më pyesin për këtë, dhe kam thënë se kjo nuk do të ndodhë” ka thënë Guardiola në konferencën për medie, transmeton lajmi.net.

“Nuk jemi këtu për të thyer rekorde (të shkojmë të pamposhtur), jemi këtu të bëhemi kampionë. Nuk ka rëndësi. Ne duam që kemi të paktën një pikë më shumë se kundërshtarët tanë. Momentalisht, ata (Liverpool), janë më të mirë se ne” ka thënë spanjolli.

“Jemi ende në dhjetor dhe nëse më pyet nëse Liverpool mund ta fitojë Premierligën do të thoja po. Gjithashtu edhe për Tottenhamin, Chelsean dhe Arsenalin do të thosha se kanë gjasa” ka thënë tutje Guardiola, duke lënë të hapur garën për titullin për të gjitha skuadrat.

Kujtojmë se Manchester City janë kampion në fuqi në Premierligë, dhe edhe këtë edicion e kanë nisur për mrekulli.

Mbetet të shihet se cila do të jetë ecuria e skuadrës deri në fund të këtij edicioni. /Lajmi.net/