Ky është reagimi i gjyshes 102 vjeçare të Valdete Idrizit gjatë fjalimit të saj

Sot gjatë tubimit zgjedhor të kandidates së PDK-së për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi e pranishme ka qenë edhe një përkrahëse e veçantë e saj, raporton Sovrani.info

Lajme

16/11/2017 21:41

Prezente në tubim ishte edhe gjyshja e saj 102 vjeçare, e cila vazhdimisht duartroket mbesën gjatë fjalimit para qytetarëve.

Idrizi në fjalën e saj ka thënë se siguron që të gjithë qytetarët e Mitrovicës do të përfitojnë nga programi i saj.

“Edhe gjyshja ime dhe të gjithë gjyshërit të gëzojnë një pelqëri të dinjitetshme”, ka deklaruar Idrizi.

Valdete Idrizi ka përsëritur edhe njëherë përfitmet e qytetarëve të Mitrovicës nga programi i saj qeverisës, raporton Sovrani.info

Ajo ka thënë se Mitrovicës nën udhëheqjen e saj do t’i shtohen shkollat, parqet e çerdhet.

“Më ka ndodhur qindra herë që më keni thënë se programi im ju siguron jetë më të mirë. Po pra programi ynë ju jep shërbime më të mira në arsim, shëndetësore. Po do të ketë rrugë më të mira, më shumë parqe, çerdhe e laboratore të mbushura. Më shumë sport e kulturë. Më shumë qasje dhe përkrahje për personat me aftësi të vecanta. Do të ketë më shumë punësim në Mitrovicë”, ka thënë Idrizi në tubimin zgjedhor në Mitrovicë.

Ajo ka folur për qeverisjen e katër viteve të fundit, e që sipas saj nuk ka qenë e dinjitetshme për qytetarët.

“Nuk duam ta shohim Mitrovicën që të qeveriset pas. Këto katër vite ju shkaktuan shumë dëme dhe ju ofrua trajtim jo dinjitoz”, ka deklaruar ajo./Sovrani.info