Ky është qëllimi i Rusisë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Vizita zyrtare e presidentit rus Vladimir Putin në Serbi, më 17 janar, ka ngritur pritjet e mëdha tek publiku se Moska do të ndihmojë Beogradin të fitojë në marrëveshjen territoriale me Kosovën.

Lajme

18/01/2019 19:50

Moska me sa duket planifikon të ndihmojë partnerin e saj strategjik duke kërkuar që dialogu i vazhdueshëm Kosovë – Serbi të zhvendoset nga BE në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku Rusia ka veton, shkruan lajmi.net.

Shumica e serbëve e konsiderojnë Rusinë një nga aleatët e tyre më të ngushtë, veçanërisht pasi Moska kundërshtoi ndërhyrjen e NATO-s për të mbrojtur shqiptaret nga vrasjet masive dhe dëbimet etnike në 1999 dhe më pas dënoi shpalljen e pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008.

Sipas një anketimi të publikuar nga gazeta lokale Politika, në mars 2018, Vladimir Putin është lider i rangut të lartë në Serbi, me miratimin e publikut prej 58 për qind. Rusia ka mbështetur përpjekjes e qeverisë serbe për të mohuar pranimin e Kosovës në organizatat  ndërkombëtare, ndërsa Serbia në këmbim ka refuzuar të bashkohet me sanksionet perëndimore kundër Rusisë për aneksimin e Krimesë.

Por refuzimi i Beogradit për të njohur pavarësinë e Kosovës është bërë pengesë për negociatat e pranimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Institucioni politik serb është gjetur në një vend të vështirë: duhet të sigurojë anëtarësimin në BE, por kjo është e mundur vetëm nëse nënshkruan marrëveshje me Kosovën duke njohur legjitimitetin e shtetit të Kosovës.

Në të njëjtën kohë, marrëveshja e mundshme duhet të jetë gjithashtu e pranueshme për audiencat nacionaliste në Serbi që janë absolutisht kundër siç e quajnë ata “ta humbin Kosovën”.

Mundësia e vetme që Beogradi i sheh të arrijë të dyja synimiet është ndarja e mundshme e Kosovës që do të lejonte Serbinë të aneksonte komunat veriore të Kosovës dhe kështu të justifikonte njohjen e shtetit të Kosovës.

Megjithatë, ndarja e njëanëshme e Kosovës është qartazi e papranueshme për Prishtinën, gjë që çoi tek presidenti i Kosovës Hashim Thaçi që propozoi “korrigjim të kufijve”, që thuhet se përfshinë një shkëmbim territoresh.

Thaçi deklaroi, pas bisedimeve në Gjenevë në tetor të vitit 2018 se një marrëveshje paqe e qëndrueshme mes dy shteteve, duke përfshirë edhe demarkacionin e 400 kilometrave të kufirit, do të hapte rrugën e prosperitetit dhe lidhje më të ngushta me BE-në, si njohje e plotë ndërkombëtare për Kosovën.

Marrëveshja e propozuar ka ngjallur reagime të ndryshme nga ndërkombëtarët. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Frederika Mogherini, që ka ndërmjetësuar negociatat midis Kosovës dhe Serbisë, ka përkrahur një zgjidhje potenciale që përfshinë këmbimet e territoreve për sa kohë që ato respektojnë të drejtën ndërkombëtare që të shmangin përpjekjet për të krijuar shtete etnikisht homogjene, shkruan lajmi.net.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka premtuar të marrë presidentët e të dy vendeve – Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë për të festuar atë që do të ishte një marrëveshje historike.

Por shumë politikanë evropianë dhe udhëheqës të Ballkanit paralajmërojnë kundër ndarjes në rajon, pasi kjo mund të përdoret si precedent edhe në vende të tjera. Sado që të jetë e suksesshme apo jo, ndarja në kërkim të homogjenizimit etnik të cilitdo shtet në Ballkan mund të shkaktojë kërkesa për shkëputje, aneksim apo ndryshime kufitare në pika të ndryshme, duke përfshirë, Republikën Serbe në Bosnje, Maqedoninë Perëndimore dhe rajonin me shumicë myslimane në Sanxhak, të ndarë mes Malit të Zi dhe Serbisë.

Për më tepër, një precedent i tillë mund të përdoret nga Moska në rajonet e mëtejshme në lindje, ku Rusia ka aneksuar territore ose ka mbështetur separatizmin rajonal. Duke gjykuar nga përpjekjet e mëpatshme për të përdorur shkëputjen e Kosovës për qëllimet e veta politike. Rusia mund të shfrytëzojë një precedent tjetër ballkanik, për ambiciet e saj në Krime, Gjeorgji, Moldavi e gjetkë.

Pozita zyrtar e Rusisë për një shkëmbim potencial të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës është se ajo do të mbështeste një vendim të kënaqshëm, reciprokisht të pranueshëm, nëse Beogradi dhe Prishtina do të arrijë atë.

Ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov shtoi se “çdo vendim duhet të përputhet me të drejtën ndërkombëtare, të paktën të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe të jetë i zbatueshëm.

Megjithëse ky qëndrim duket i rrënjosur me të drejtën ndërkombëtare, në praktikë ajo paraqet një element të ri: dëshira e Rusisë për të transferuar bisedimet dhe miratimin e rezultateve të tyre nga Bashkimi Evropian në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ka një arsye të thjeshtë për këtë manovër: Rusia ka fuqi vetonike në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe nuk ka votim në BE.

Interesante është që presidenti serb Aleksandër Vuçiq, që më herët është mbështetur në BE për të lehtësuar bisedimet me Kosovën, gjithashtu tani po kërkon ndihmën e Rusisë në OKB.

Takimi u thirr nga Beogradi pas vendimit të Prishtinës për transformimin e FSK-së në ushtri të plotë, një veprim që u kritikua nga Serbia, Kina dhe Rusia.

Ndryshe nga Kina dhe Rusia, SHBA dhe shumica e vendeve evropiane mbështetin pavarësinë e Kosovës si dhe planet për ndërtimin e ushtrisë. Përveç kësaj, përkundur kritikave nga Beogradi dhe Moska, dialogu është i organizuar nga Brukseli për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës ka prodhuar me sukses 33 marrëveshje deri më tani.

Jo çuditërisht, Presidenti rus, Vladimir Putin e përdori vizitën e tij në Beograd për të kritikuar qasjen perëndimore në Ballkan. Ai e kritikoi zgjërimin e NATO-s si “një mbetje e Luftës së Ftohtë” dhe pretendoi se ajo minon besimin dhe rrit tensionet në Evropë. Ai sulmoi BE-në për “duke i hedhur një sy qorr” vendimit të Kosovës për të krijuar ushtrinë e vet duke paralajmëruar se kjo mund të “zinte vështirë të ishte në interesin e BE, veçanërisht nëse Brukseli pret të vazhdojë të veprojë si ndërmjetësues në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”.

Deklarata e fundit është një sinjal i qartë se Moska do të punojë me Beogradin që të përpiqet të sjellë negociatat Kosovë – Serbi nën kujdesin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku garanton miratimin e llojit të precedentit të ndarjes që mund t’i shërbejë më së miri interesave ruse në Ballkan dhe Lindjen e Evropës. /Lajmi.net/ 

Burimi: Jamestown