Ky është propozimi për martesë më i bukur nga një mashkull shqiptar (Video)

Në këtë periudhë kur temperaturat janë shumë të ulëta, përveç acarit e ngrirjes, sigurisht gjëja më e bukur janë skitë nëpër borë, prandaj shumë njerëz zgjedhin që pushimet dimërore t’i kalojnë në resorte skish.

Fun

14/01/2017 15:47

Por Sonilës, vajzës së videos së mëposhtme kurrë nuk do t’ia merrte mendja një dalje për ski me miqtë dhe të dashurin e saj do të kthehej në udhëtimin më të bukur të jetës. Do të thoni ju çfarë ndodhi atë ditë?

Ashtu e bardhë siç është bora, u kthye edhe dita për Sonilën. Madje ajo vetë teksa ka postuar videon në Facebook e ka quajtur ditën më të bukur të jetës.

Bashkë me Andin dhe miqtë të tjerë po bënin lojën “mannequin challenge”, papritur Andi i nxjerr unazën dhe i propozon për martesë. Sonila e habitur, e shokuar por edhe e lumtur në të njëjtën kohë përqafon dhe puth burrin e saj të ardhshëm dhe patjetër që i thotë PO.

Epo jetë të lumtur çiftit