Ky është projekti i madh i Manchester Cityt

Gjigantët anglezë të Mançester Sitit kanë një projekt ambicioz për ndërtimin e një “Tuneli të qelqtë”, ku tifozët do të kenë mundësinë të shikojnë lojtarët pak momente përpara hyrjes në fushë.

Sport

24/08/2016 18:09

Projekti është unikal dhe do të shtojë të ardhurat e klubit, pasi tifozët duhet të paguajnë para shtesë për të hyrë në fushë përmes tij.

Puna për modifikimin e tunelit të stadiumit “Etihad” sapo ka nisur dhe do të bazohet te projekti i stadiumit “Dallas Cowboys” në futbollin amerikan.