Ky është programi i “ Hardh Fest”. I pranishëm edhe legjenda e muzikës rock, Joe Lynn Turner

Me sloganin “Mbas Verës, Vjen Vera”, këtë vit mbahet edicioni i 16 i festës së vjeljes së rrushit – Hardh Fest, që do të nisë sot ( e enjte ) më 7 shtator dhe do të zgjasë deri më datën 10 shtator, n’Konak të Rahovecit ( tek shtëpia e verës).

Lajme

07/09/2017 10:23

Ndërsa ceremonia zyrtare e hapjes së festës fillon nga ora 15:00, me prerjen zyrtare të kalaveshit të rrushit si dhe adresimet zyrtare.

E vecanta e këtij edicioni është ardhja e legjendës së muzikës rock, Joe Lynn Turner, ish vokalist i grupit Deep Purple dhe Rainbow, i cili do të performojë gjatë koncertit të Hardh Fest 2017.

Qëllimi i festës së vjeljes së rrushit është promovimi i kulturave bujqësore, respektivisht vreshtave, rrushit si dhe produkteve të rrushit. Gjithashtu, qëllimi i këshillit organizativ të Hardh Fest-it është edhe promovimi i turizmit, trashëgimisë kulturore, të cilat janë të shumta në komunën e Rahovecit.

Më poshtë mund të shihni programin për katër ditë të këtij eventi. /Lajmi.net/