Ky është problemi i zakonshëm që ka fuqi ta prishë çdo lidhje

Përderisa lidhjet romantike shpeshherë janë burimi kryesor i lumturisë, besimit dhe shoqërisë, në të gjitha lidhjet ekzistojnë probleme të ndryshme.

Lifestyle

03/02/2017 23:37

Dhe, ekzistojnë disa persona të cilët i kanë parë të gjitha ato probleme: këshilltarët e lidhjeve, transmeton Telegrafi.

Një ndër këto këshilltare është edhe Christine Northam, e cila prezanton problemin më të zakonshëm në të cilin ka hasur, por që thotë se ka fuqinë ta rrënojë çdo lidhje romantike që është ndërtuar, qoftë edhe me vite të tëra.

Shprehitë e këqija të trashëguara nga prindërit

Thënia e vjetër se komunikimi është çelësi për çdo lidhje të suksesshme, është diçka që duhet ndjekur me shumë kujdes, thotë Northam. Pjesë e problemit, thotë ajo, është se ne mund të jemi rritur duke i parë prindërit të mos komunikojnë, dhe kësisoj rrezikojmë t’i ndjekim hapat e tyre.

“Ne nuk mësojmë në shkollë se si duhet të komunikojmë në një lidhje romantike. Këtë e mësojmë nga prindërit tanë, që shpeshherë nuk flasin hapur dhe sinqertë me njëri-tjetrin.

Komunikimi mund të jetë vetëm ta pyesësh partnerin se si është, e gjithashtu t’i ndani ndodhitë e ditës me njëri-tjetrin”, thotë ajo.