Ky është problemi i madh i Dybalas te Juventus

E përditshmja sportive italiane "Tuttosport" është munduar ta gjejë fajtorin e problemit.

Sport

07/11/2017 09:27

Paulo Dybala nuk është në formën e tij më të mirë te skuadra e Juventusit.

Pas një fillimi fantastik të sezonit, sulmuesi argjentinas ka dëshpëruar me paraqitjet e tij në ndeshjet e fundit.

E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” është munduar ta gjejë fajtorin e problemit.

Dhe, sipas saj, Dybala ka vuajtur shumë dy penalltitë e njëpasnjëshme të humbura në minutat e fundit të ndeshjeve kundër Atalantas dhe Lazios, përcjell “lajmi.net”.

Por, një ndeshje ku ai mund të rikthehet në rrugën e duhur mund të jetë sfida me Leo Messin dhe Barcelonën në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/