Ky është premtimi që bëri Fury pas fitores ndaj Seferit – Lajmi.net
Ky është premtimi që bëri Fury pas fitores ndaj Seferit
Autori: Lajmi.net SportSporti VendorTë tjera 8:10, 10 June 2018
Tyson Fury premton një meç për titull bote deri në fund të këtij viti.

29 vjeçari britanik regjistroi rikthimin në ring pas më shumë se dy vitesh, duke mposhtur me lehtësi boksierin shqiptar Sefer Seferi.

Fury në fjalët e para pas fitores, ka deklaruar se kalibri i kundërshtarëve do të vazhdojë të rritet, ndërsa deri në fund të vitit do të ketë një luftë për titull bote.

“Kisha nevojë për disa raunde, siç keni mundur ta shihni nuk kisha nevojë të ngutesha, po argëtohesha paksa… kalibri i kundërshtarëve do të vazhdojë të rritet”.

“Frank (Warren) do të më mbajë të angazhuar dhe do ta kem një titull bote deri në fund të vitit, ky është një premtim”, ka deklaruar Fury pas duelit./Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO