Ky është premtimi i mbajtur nga Zinedine Zidane

Real Madrid është skuadra që ka aktivizuar më së shumti lojtarë këtë sezon.

Sport

12/10/2017 19:43

Trajneri i kësaj skuadre, Zinedine Zidane, nga 24 lojtarët që ka pasur në dispozicion, ka aktivizuar 22 prej tyre, rekord ky për nivelin e lartë evropian.

Aktivizimi i gjithë këtyre lojtarëve, nuk është asgjë tjetër veç se rekord i mbajtur nga francezi, i cili në fillim të sezonit u pati premtuar lojtarëve se të gjithë do ta kenë rastin e tyre, për të dëshmuar talentin që kanë.

“Të gjithë do ta kenë shansin e tyre. Për të fituar tituj, të gjithë janë të rëndësishëm”, ishin fjalët e Zidanes si në konferencë para gazetarëve ashtu edhe në zhveshtore te lojtarët.

Lojtarët që janë aktivizuar më së tepërmi, janë Sergio Ramos, Keylor Navas dhe Dani Carvjal, me nga 990 minuta, dhe nga 11 ndeshje të luajtura./Lajmi.net/