Ky është postimi i Ronaldos në Instagram që po thyen të gjitha rekordet

Cristiano Ronaldo është i destinuar të thyejë rekorde në të gjitha fushat.

Sport

20/07/2018 16:26

33 vjeçari këtë verë u largua nga Real Madrid për t’iu bashkuar Juventusit për 112 milionë euro.

Kjo shumë është rekorde në futboll që një skuadër paguan për një 33 vjeçar.

Por kjo nuk ishte e gjitha. Ronaldo ka thyer rekord edhe me një postim të bërë në Instagram.

Në një postim të bërë në ditën e prezantimit te Juventusi me përshkrimin ‘Forza Juve! #FinoAllaFine”, Ronaldo ka marrë mbi 11 milionë pëlqime.

Me këtë të arritur, Ronaldo bëhet sportisti që më së shumti ka arritur të marrë pëlqime në një postim në Instagram.

Ndërsa në përgjithësi, ky postim është i pesti me më së shumti pëlqime në Instagram./Lajmi.net/