Ky është PlayStation 5 (Foto)

Drejtuesit e Microsoft kanë konfirmuar tashmë ekzistencën e Xbox Two, pajisje kjo e lojërave e cila mund të lansohet gjatë këtij viti.

Auto & Tek

28/12/2015 19:00

Por, edhe Sony pritet që ta lansojë PlayStation 5, pas suksesit të PlayStation 4. Madje kompania tashmë ka konfirmuar se është duke i përpiluar idetë për këtë konzolë të re.

Çfarë mund të presim nga këto dy pajisje?

PlayStation 5
PS4 pa dyshim që ndryshoi tërë eksperiencën e lojërave elektronike, duke ardhur si një gjeneratë mjaft e sofistikuar, por fuqia aktuale e PS4 është e pamjaftueshme për të përcjellë rezolucionin 4K në lojëra. Kjo do të thotë se aspekti i parë për të cilin Sony do të kujdeset në PS5 është aftësia e pajisjes për të mundësuar luajtje të lojërave në 4K.

Xbox Two
Phil Spencer, kreu i Xbox, kohët e fundit konfirmoi ekzistencën e Xbox Two. Por, duket se Microsoft është përkushtuar shumë në këtë pajisje, të cilën kur ta lansojë, ta përjashtojë nga tregu tërësisht Sony-n. Përmirësimi më i madh që Microsoft pritet ta bëjë në këtë pajisje është grafika. Microsoft dëshiron që kur Xbox Two të lansohet, përdoruesve t’ju ofrojë një eksperiencë të panjohur më parë, përmes rezolucionit 4K dhe pajisjeve të realitetit virtual. /lajmi.net