Ky është plani i Sali Asllanajt për Suharekën

Kryetari aktual i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj i cili po kërkon edhe një mandat, ka shpalosur programin e tij në rast se del sërish fitues në zgjedhjet e 22 tetorit

Lajme

26/09/2017 21:31

“Suhareka është një komunë e rëndësishme dhe e udhëhequr mirë dhe kjo më bënë të jem optimist për edhe një mandat. Plani i parë është zhvillimi ekonomik, duke mos harruar që kemi plane që ta zhvillojmë turizmin malor dhe rural”.

“Sivjet do të fillojë ndërtimi i rrugës prej Mushtishtit që shkon në Brezovicë. Mundësi tjetër kemi edhe në aspektin e përmirësimit në arsim, do të mundohemi që me programin tonë të krijojmë kushte të mira dhe ambiente të mira. Pajisje të laboratorëve për fizik, kimi e biologji në mënyrë që të ndikojë në kualitetin e mësimit”, tha Asllanaj në Magazina Lokale në Klan Kosova.