Ky është plani i Klopp për ta ndalur Hazardin

Liverpool dhe Chelsea do të takohen për herë të dytë brenda kësaj jave, tash  në kuadër të Premierligës.

Sport

28/09/2018 13:58

Në ndeshjen që ishte e vlefshme për Carabao Cup, ishte skuadra nga Londra që doli triumfuese.

Krejt kjo erdhi nga një përformancë e shkëlqyer nga Eden Hazard, i cili në minutat e fundit të takimit realizoi një super gol.

Klopp ka thënë se Liverpool duhet të luaj më ndryshe të shtunën dhe të ketë kujdes të veçantë ndaj belgut.

Për Hazard, ai ka një planë se si ta bëjë më pak të rrezikshëm.

“T’i ndalim pasimet drejt tij? Ide e mirë. T’i qëndrojmë më afër? Ide e mirë.

Por, nganjëherë ai ka dëshirë ti qëndrosh afër. E di se sa i mirë është ai. I preferon situatat një kundër një. Nuk më duhej goli i fundit për ta kuptuar këtë “ ka thënë Klopp.

Megjithatë ai është shprehur se asnjë lojtarë nuk është i pandalshëm dhe Liverpool do të bëjnë më mirë në fundjavë, në pozicionimet pa top. /Lajmi.net/