Ky është plani i Begajt për Malishevën

Ragip Begaj, kryetari aktual i komunës së Malishevës nga NISMA i cili kandidon sërish për këtë post, ka thënë se gjatë këtij mandati prioriteti më i madh i tij do të jenë shkollat dhe arsimi.

Lajme

17/10/2017 20:05

“Kemi bërë më shumë sesa që kemi premtuar”, ka thënë Begaj në Info Lokale në Klan Kosova.

“Gjithashtu do të funksionalizojmë kabinetin për shkollat”.

“Në aspektin ekonomik, të gjitha sektoret e bujqësisë do të kenë mbështetje nga komuna e Malishevës”.

Begaj ka thënë që të gjitha klubet e Malishevës kanë qenë të mbështetura nga komuna.

“Sa i përket kundërkandidatëve nuk besoj që kemi pasi NISMA ka fuqi në Malishevë dhe besoj që do të jemi fitues”, ka thënë Begaj.