Ky është personi që po mban 15 pengje në një kafiteri në Sydney (Foto)

Person i armatosur i cili po mbanë peng 15 njerëz në një kafiteri në Sydney është një sheik i vetëshpallur nga Irani i cili është liruar me kusht, pasi akuzohet se ka vrarë ish gruan e tij, dhe ka qenë i akuzuar për sulme të shumta seksuale. 

Bota

15/12/2014 15:49

Haron Monis është personi i armatosur që prej rreth 14 orë po mbanë peng 15 persona në një kafiteri në Sydney të Australisë.

Burrë 49-vjeçar jeton në jugperëndim të Sydney, por është me origjinë nga Irani dhe një sheik vetëshpallur, raportojnë mediat australiane.

Ai u akuzua për në vrasjen e ish-gruan e tij, të cilën dyshohet se e goditi me thikë dhe e fërfëlloi shkallëve të apartamentit të tij në një bllok banesash në Sydney.

Ai ishte arrestuar gjithashtu edhe për sulme seksuale ndaj një gruaje 27-vjeçare në vitin 2002, gjatë një trajtimi me pretendimin se është “shërues shpirtëror”.

Monis njihet edhe për mesazhet urrjtëse që u ka dërguar familjeve të ushtarëve të vdekur australianë, transmeton lajmi.net.

Raportohet se ai ka fikur dritat në lokalin ku po i mbanë pengjet prej rreth 14 orëve.

Pesë persona kanë arritur të ikin, duke përfshirë tre punëtorë të kafiterisë dhe dy klientë.

Personi i armatosur u përshkrua si “jashtëzakonisht i shqetësuar” pasi kishte mësuar disa pengjet e tij kishin shpëtuar.

Ai sulmo kafiterinë Lindt në orët e mëgjesit sipas kohës lokale në Australi, duke mos lënë asnjë nga personat që të dilnin jashtë.

Pengmarrësi i detyroi pengjet e tij që të mbanin në dritare një flamur të zi me shkrim të bardhë në gjuhën arabe, një simbol i lidhur me grupet terroriste.

Komandantët e policisë thonë se do të jenë të durueshëm, ndërsa askush nuk është lënduar dhe duan t’i japin fund rrethimit pa dhunë. (lajmi.net)