Ky është përkthimi i këngës së Elvanës në gjuhën shqipe (Video)
Dy ditë më parë Elvana Gjata publikoi këngën e shumëpritur ‘Forever is over’ e cila brenda pak kohësh ka arritur mbi 809 mijë shikime në Youtube (deri më tani).
ShowBiz
Mirëpo përveç muzikës, pamjes së Elvanës në klip etj, një kuptim të veçantë ka edhe teksti. Që nga titulli “Përgjithmonë ka mbaruar” kuptojmë se kemi të bëjmë me një ndarje.
Por kur të lexoni tekstin e plotë do të kuptoni se Elvana kërkon një rikthim me personin e zemrës.
Më poshtë mund të lexoni tekstin e plotë:
Po mundohem të harroj,
Po mundohem të kuptoj
Kur ‘flaka’ (ndjenja) të jetë shuar, do largohesh?
Apo do gjesh një ‘flakë’ tjetër për të ndezur?
Në fund të historisë, do jesh gati të fillosh pjesën e dytë?
Shiko pas të shkuarën
Mos harro gjithçka kaluam
Kur përgjithmonë të ketë mbaruar, do jesh këtu? 2x
A do ta kem shpirtin tënd, në çdo mënyrë?
Të premtoj se do të dua pas asaj dite
Përgjithmonë ka mbaruar, do jesh këtu?
Të mungon diçka, vetëm kur nuk e ke më
Kështu që është më mirë t’i korrigjojmë gabimet tona
Nëse sheh dhimbjen në sytë e mi,
Më mbro dhe dhimbja nuk do të jetë për shumë gjatë
Kur përgjithmonë të ketë mbaruar, do jesh këtu? 2x
A do ta kem shpirtin tënd, në çdo mënyrë?
Të premtoj se do të dua pas asaj dite
Përgjithmonë ka mbaruar, do jesh këtu?
Kur përgjithmonë të ketë mbaruar,
Kur përgjithmonë të ketë mbaruar, do jesh këtu pranë meje?