Ky është parashkrimi i motit për sot

Në Kosovë edhe gjatë ditës së sotme do të ketë mot me diell dhe temperatura  të larta.

Lajme

30/05/2017 09:13

Temperaturat maksimale sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të shënojnë ngritje rreth vlerave mesatare, ku merkuri në termometër pritet t’i arrijë vlerat deri 28 gradë Celsius.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme me shpejtësi deri 7m/s /Lajmi.net/