Ky është parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Lajme

05/02/2019 07:20

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu, kryesisht në Dukagjin, shkruan lajmi.net.

Sipas IHMK-së, pjesa tjetër e territorit mbetet nën ndikimin e vranësirave kalimtare.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Shtypja atmosferike shënon rritje, dukshëm mbi vlerat e normales.

Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme me shpejtësi deri 6m/s.

Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit. /Lajmi.net/