Ky është parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Lajme

04/02/2019 07:31

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe herë-herë me reshje shiu, më të theksuara në perëndim dhe veriperëndim të vendit, por edhe pjesët tjera të vendit do të ndikohen me vranësira jostabile dhe me reshje shiu me intensitet të ndryshëm, shkruan lajmi.net.

Do të ketë edhe intervale të shkurta me diell në pjesën qendrore të vendit.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të shënoj ngritje graduale. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi deri 11m/s.

Tutje IHMK ka bërë të ditur se kjo gjendje labile e motit do të ndikoj pozitivisht në cilësinë e ajrit.

Më poshtë ju sjellim temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit. /Lajmi.net/