Ky është parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se edhe gjatë ditës së sotme do të ketë reshje bore.

Lajme

15/01/2019 07:31

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell, shkruan lajmi.net.

Sipas IHMK-së, vranësirat vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me fjolla të lehta bore.

“Në shumë zona do të ketë mjegull, ndërsa ngricat paraqiten në gjithë territorin e vendit. Shtypja atmosferike po shënon ngritje graduale”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sipas njoftimit, në fushat termike do të kemi ndryshim të theksuar në të dy rrafshet e Kosovës, në Dukagjin temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, derisa rrafshi i Kosovës paraqitet me temperatura më të ulëta, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet -10 deri -9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës në gjithë territorin parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, shpejtësia mesatare e së cilës mund të arrijë deri 7m/s.

Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit. /Lajmi.net/