Ky është parashikimi i motit për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur edhe kjo javë do të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Lajme

17/02/2019 22:00

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se, fushat me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin ditëve të fundit, do të mbesin të qëndrueshme, pothuaj gjatë gjithë javës, duke sjellë mot me diell dhe vranësira të lehta, shkruan lajmi.net.

Sipas IHMK-së, të premten pritet të ketë luhatje të vlerave termike dhe barike, kështu që gjatë ditës do të krijohen kushte për formim të vranësirave të dendura dhe mundësi për reshje shiu të intensitetit të dobët dhe nëpër territore të kufizuara.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, shpejtësia maksimale e së cilës mund të arrijë deri në 7m/s.

Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit për dy ditët e ardhshme. /Lajmi.net/