Ky është parashikimi i motit për fundjavë

 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se edhe gjatë fundjavës moti do të jetë kryesisht më diell dhe me vranësira të shpërndara.

Lajme

03/11/2017 15:20

Temperaturat minimale do të jenë nga -1 deri në +3, kurse ato maksimale 11-14 gradë celsius

“Në orët e hershme të ditës nëpër vise të ulëta do të ketë mjegull  afatshkurtër si pasoj e ndryshimeve termike. Sonte gjatë natës vende-vende pritet të ketë riga lokale të intensitetit të dobët të cilat do të jenë prezent në veriperëndim të vendit edhe nesër në orët e para . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri +3 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale të ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/