Ky është orari i finales së madhe të Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Vëllaznimi

.

Sport

26/04/2018 17:04

Janë caktuar datat e finales së Digitalb Kupës së Kosovës si dhe të ndeshjeve të barazhit për Vala Superligë dhe Ligën e Parë.

Kësisoj, finalja e Digitalb Kupës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Vëllaznimit do të luhet më 27 maj, në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, në orën 16:00.

Ndeshjet e barazhit për Vala Superligë do të luhen më 23 dhe 31 maj në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 16:00, derisa ndeshjet e barazhit për Ligën e Parë, më 28 e 29 maj, në Gjakovë, në orën 16:00.