Ky është Obelisku i Demokracisë që zëvendëson atë me dy gishta (Foto)

Kur të shkoni në Kavajë do të hasni në këtë obelisk që po e shihni në fotografi.

Lajme

01/07/2015 18:21

Quhet ‘Obelisku i Demokracisë’ dhe është realizuar nga skulptori Ilirian Xhixha.

Simbolizon energjinë e të gjithë popullit që shpërthen pikërisht në zemër të Shqipërisë, në Kavajë, raporton lajmi.net.

kuq e zi

 

Kjo energji sipas skulptorit Xhixha, lind nga toka dhe shpërthimi i saj drejt qiellit materializohet në formën dinamike dhe me ngjyrat e kombit, kuq e zi.

Obelisku zëvendësoi monumentin e demokracisë i njohur si monumenti i “Dy gishtave”, heqja e të cilit shkaktoi protesta të opozitës në qytet.

Por, i tanishme, kuq e zi, nuk u bë shumë i njohur ngase u promovua në përmbyllje të fushatës së zgjedhjeve, që u mbajt në fund të muajit qershor në Shqipëri.

Të vjetrin, artistët shqiptarë nuk e njihnin si një vepër arti. Madje, vet artistët patën thënë se do ta shkulin atë. Vlerësohej se ajo qe ndërtuar një kompani ndërtimore.

 

Monumenti me “dy-gishta”shembja

“E dobët dhe pa vlera artistike”, u patë quajtur atë kohë.

Madje, PD-ja pati protestuar që ajo të mos shembet, por menjëherë pati reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se Shqipëria është e mbushur me hekura dhe çimento të tilla, që janë përqeshja më e madhe e së kaluarës.

Ai ndodhej në qendër të sheshit të Kavajës që nga viti 1993 dhe simbolizonte lirinë dhe demokracinë.(lajmi.net)

Obelisku i Demokracise Obelisku Kuq e Zi