Ky është numri i votave që morën kandidatët e PAN-it në Klinë (Dokument)

Koalicioni PDK-AAK-NISMA në komunën e Klinës ka marrë shumicën e votave. Në këtë komunë PAN ka grumbulluar 7 mijë e 562 vota.

Lajme

13/06/2017 15:23

Kandidati më i votuar i koalicionit PAN, sikurse edhe në shumicën e komunave të Kosovës, ka dalë lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka marrë 4 mijë e 34 vota, pasuar nga kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj me 3 mijë e 785 vota.

Lideri i NISMA-së që është pjesë e koalicionit PAN, Fatmir Limaj ka marrë 793 vota.

Gazeta Express, ka siguruar të dhënat ekskluzive me emrat dhe votave që kanë marrë kandidatët e PAN-it në Klinë.

pani1 pani2