Ky është njeriu që ka 5,500 ‘vetura’ Mustang (Foto)

Adelbert Engler apo siç njihet si z. Mustang në Belgjikë, ka një koleksion të jashtëzakonshëm të veturave Mustang.

Auto & Tek

12/12/2017 11:14

Gjatë SEMA 2017, Scott Drake prezantoi Adelbert Engler si koleksionuesin më të madh të veturave të vogla (lodër) Mustang, transmeton Express.

Engler është pronar i servisit ‘Mustang Garage’ në Belgjikë ku edhe i mban të ekspozuara këto makina.