Ky është njeriu që i beson më së shumti Hashim Thaçi (FOTO)

Kur të gjithë ishim kureshtar ta dinim datën e shpalljes së pavarësisë, atij tashmë ia kishte treguar Hashim Thaçi.

Lajme

17/02/2016 23:05

 

Derisa të tjerët vetëm hamendësonin se si dukej flamuri i Kosovës, apo cila do jetë përmbajtja e deklaratës së pavarësisë ai i mbante në duar këto dy simbole me të cilat do vulosej vendimi përfundimtar i shpalljes së Kosovës shtet.

10978609_10152786885793867_2656094136900334786_n

Kur shumë prej simpatizuesve të PDK-së ëndërronin të kishin të paktën një fotografi me ish liderin politik të UCK-së, ai kalonte orë të tëra me Thaçin. Ky është Abelard Tahiri, i cili ka pati fatin që momentet më vendimtare të historisë së re të Kosovës, t’i mësojë para se ato të bëheshin publike.

175416_10150090936018867_2182910_o

Një djalë i ri, modest por edhe i mprehtë në gjykimin e tij, pavarësisht moshës, Tahiri, arriti ta krijoi një besim të madh tek lideri i PDK-së. Kjo mbase ishte arsyeja kur mes strukturave të shumta të rinisë së partisë Thaçi zgjodhi atë si bashkëpunëtorin më të ngushtë.

CDINdDvUUAAFO_M

Ishte sfiduese për të, kur pranoi ofertën t’i qëndroi pranë liderit të PDK-së që në atë kohë ishte në opozitë. Por tash kur janë bërë më shumë se një dekadë punë e përbashkët gjithçka ka ndryshuar. Nga një asistent i liderit të PDK-së, Tahiri u bë më pas edhe shef kabineti të Thaçit sa ishte kryeministër, ndërsa tash në Ministrinë e Jashtme Abelardi mban edhe pozitën e këshilltarit të zv.kryeminstrit të Kosovës. /Magazina.al