Ky është ndikimi i dietave mesdhetare

Zhdukeni gjalpin nga tavolina dhe kthehuni nga vaji i ullirit. Përveç se mbron zemrën, redukton rreziqet për kancer dhe na garanton një nivel më të mirë të shëndetit, regjimi mesdhetar ndikon gjithashtu në shëndetin e trurit tonë, sipas një studimi australian.

Lifestyle

17/08/2016 08:28

Sipas studiuesve, efektet pozitive të kësaj diete janë vënë re tek konsumatorët e gjithës botës, madje edhe tek ata që nuk janë banorë të rajonit mesdhetar.

Shkencëtarët këshillojnë të integrohen sa më shumë proteinat bimore në kuzhinën e përditshme, zvogëlim të konsumit të mishit të kuq dhe produkteve të qumështit, të konsumohet peshk i yndyrshëm (si sardelet), si dhe të përdoret vaji i ullirit si burimi kryesor i yndyrës. Mos harroni konsumimin e perimeve dhe frutave të freskëta, drithërave etj.

Nëse kjo dietë përfaqëson shumë përfitime, ky regjim nuk përbën ndonjë mrekulli. Një e ushqyer e shëndetshme, një higjienë e mirë në jetë dhe ambienti ku jetojmë mbeten faktorë të domosdoshëm për të përmirësuar shëndetin.