Ky është moti për sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me mundësi reshje shiu në vendet malore.

Lajme

19/11/2017 07:24

Sipas njoftimit të IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet  të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet në vlerat e normales. Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare. Java e ardhshme fillon me vlera negative të temperaturave./Lajmi.net/