Ky është moti për sot

Mot me diell dhe i nxehtë, do të jetë sot në Kosovë.

Lajme

21/08/2018 07:37

Por, pasdite parashihen vranësira lokale të cilat në pjesë të ndryshme të territorit, kryesisht në jugperëndim të vendit, do të krijojnë kushte për reshje afatshkurta dhe stuhi lokale.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht  nga verilindja me shpejtësi deri 7m/s.

Këto të dhëna kanë dal nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës -IHMK

Në vijim mund të shihni edhe tabelën. /Lajmi.net/